Ministri gjerman: Në Shqipëri s’ka përndjekje politike, mos e përdorni për azil

 

Nuk ka arsye pse nga Shqipëria njerëzit të vijnë të pretendojnë se janë të përndjekur politikisht. Nuk ka arsye të mendohet se këtu ekziston përndjekja politike”.

Kështu ka deklaruar sot nga Tirana, vetë ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Mazière, sipas të cilit është i papranueshëm faktii që shqiptarët të cilët kërkojnë azil në Gjermani, përdorin tezën e ‘të përndjekurit politik’.

Dhe kjo nuk qëndron sipas tij, pasi në Shqipëri nuk ka më përndjekje politike.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, ai tha gjithashtu se prurjet e atyre që kërkojnë azil nga Shqipëria janë mjaft të larta.

Bëhet fjalë për 50 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për azilkërkues. Numri i tyre ka rënë, por sërish është shqetësues, nënvizoi konkretisht ministri i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière në konferencën e përbashkët për shtyp me Tahirin.

SHKARKO APP