Ministri Gogu takon komisionerin europian McGrath: Reforma në drejtësi dhe integrimi në BE në fokus

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti në Tiranë Komisionerin Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath.

Takimi u përqendrua te ecuria e reformës në drejtësi, konsolidimi i saj dhe hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gogu dhe McGrath diskutuan gjithashtu për përmbushjen e kritereve europiane, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe rolin e Ministrisë së Drejtësisë në vijimin e reformave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, angazhimi mbetet i fokusuar në garantimin e një sistemi drejtësie më efektiv dhe funksional, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe me synimin për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ku reforma në drejtësi mbetet një prej elementeve kyçe të këtij procesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?