Ministri Gonxhja: Amfiteatri Antik i Durrësit në etapë të re ruajtjeje dhe studimi
Amfiteatri Antik i Durrësit hyn në një etapë të re ruajtjeje dhe studimi.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ndau pamje nga puna konservuese e ekipeve, ndërsa theksoi seka nisur zbatimi i Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, investim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
“Në 60-vjetorin e zbulimit, Amfiteatri Antik i Durrësit hyn në një etapë të re ruajtjeje dhe studimi. Ka nisur zbatimi i Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, investim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa vijojnë kërkimet e projektit italo-shqiptar “Durrësi Mesjetar – Amfiteatri”, që prej vitit 2018 sjell të dhëna të reja për historinë e monumentit. Interesi i vizitorëve po rritet: nga janari në gusht 2026, Amfiteatrin e vizituan 28,823 persona, rreth 16.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjashtë dekada pas zbulimit, puna për ta njohur, mbrojtur dhe përcjellë këtë pasuri te brezat e ardhshëm vazhdon”, theksoi Gonxhja.

