Ministri Gonxhja emëron specialistin-talent Sokol Bardhin si drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit

“Sokol Bardhi, i cili ka udhëhequr zhvillimin e politikave për inovacionin dhe teknologjinë në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, tashmë merr drejtimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit si Drejtor i Përgjithshëm.

Me një formim të fortë akademik dhe përvojë në transformimin dixhital, ai do të vijojë kontributin e tij në lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve për bizneset në Shqipëri.

Bardhi u prezantua në detyrën e re nga Znj. Blerta Rama, Zv/Ministre e MEKI”- shkruan ministri Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?