Ministri Gonxhja: Mbi 1.1 milionë vizitorë të huaj në maj

Shqipëria vijon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në rajon, duke konfirmuar rritjen e interesit të turistëve të huaj.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “gjatë muajit maj 2026, vendi ynë mirëpriti 1,143,595 vizitorë të huaj, një rritje prej +16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

“Kjo ecuri pozitive reflekton besimin në rritje ndaj Shqipërisë, rritjen e investimeve private e publike në infrastrukturën turistike dhe zgjerimin e kapaciteteve akomoduese, promovimin dinamik dhe kalendarin e pasur gjithëvjetor, si dhe forcimin e reputacionit dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare”, theksoi Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e vizitorëve gjatë muajit maj sipas shteteve nga ata vijnë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Lituania +273%
Danimarka +253%
Finlanda +83%
Polonia +80%
Irlanda +63%
Izraeli +48%
SHBA +37%
Kanadaja +37%
Mbretëria e Bashkuar +32%
Suedia +26%
Republika Çeke +25%
Belgjika +24%
Italia +24%
Franca +21%
Portugalia 19%
Kosova +15%

Ministri Gonxhja u shpreh se “këto rezultate janë dëshmi e punës së përbashkët të institucioneve, operatorëve turistikë dhe komuniteteve lokale për ta bërë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më konkurrues, të qëndrueshëm dhe të vlerësuar në tregjet ndërkombëtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?