FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja: Një imazh i dëmtuar i Shqipërisë largon turistët dhe investimet

Operatorët turistikë në qytetin e Durrësit shprehën sot shqetësimin lidhur me rezervimet për sezonin turistik. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thotë se ata theksojnë se situata e krijuar në vend po ndikon negativisht te turistët e huaj dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Operatorë të rëndësishëm ndërkombëtarë si ‘Dertour’ dhe ‘Schauinsland’ shprehin shqetësime dhe raportojnë një ulje prej rreth 40% të rezervimeve për këtë sezon turistik, të cilat nuk janë thjeshtë një shqetësim i biznesit privat, por një sinjal që meriton vëmendjen e të gjithë aktorëve të përfshirë në sektor”, tha Gonxhja.

Sipas tij, pas çdo shifre dhe përqindjeje qëndrojnë investime, vende pune, biznese familjare dhe mijëra njerëz që e kanë turizmin burimin kryesor të të ardhurave. Operatori turistik Fatos Cerenishti tha se “dy kompani të mëdha gjermane kanë pezulluar bashkëpunimin, duke sjellë një reduktim prej 40% të rezervimeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i bën apel Ministrisë së Turizmit për të gjetur një mënyrë për të dialoguar me kompanitë partnere dhe t’i informouar ata që në Shqipëri çdo gjë është normale dhe aspak protestat nuk do të ndikojnë në mbarëvajtjejn e sezonit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?