FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja: Objektivi ynë, Shqipëria të jetë një qendër novatore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në projektin e përbashkët shqiptaro-frëng për zhvillimin teknologjik.

Në fjalën e tij, Gonxhja deklaroi se efikasiteti i prokurimeve publike është rritur ndjeshëm. Ai tha se objektivi i Shqipërisë është që të jetë një qendër novatore.

Ne kemi bërë përparësi në shërbimet publike. Efikasiteti i prokurimeve është rritur ndjeshëm. Kemi kursyer 20.4 milionë euro. Efikasiteti i prokurimeve ka qenë i tillë, që brenda minutave ngarkohen dokumentet. Ne po investojmë në qendra inovative, që do të sjellin transformimin e duhur. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne besojmë se brezi i ri duhet të ketë aftësitë e duhura dixhitale. Inteligjenca Artificiale po luan rol thelbësor në ndryshim. Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore, duke qenë të qëndrueshëm ndaj sfidave që vijnë“, tha Gonxhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?