Ministri Gonxhja: Prishtina dhe Durrësi gati të shkruajnë një kapitull historik për sportin mesdhetar
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi këtë të premte një takim të rëndësishëm pune me presidentin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe njëherësh president i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello.
Në takim ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i ICMG, Iakovos Filippousis, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, këshilltari i ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.
Ky takim u zhvillua në kuadër të inspektimeve dhe koordinimit për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku Durrësi do të ketë një rol kyç si qytet mbështetës për zhvillimin e të gjitha sporteve ujore.
Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar nga mikpritja dhe progresi i sportit shqiptar, duke vlerësuar maksimalisht mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik për suksesin e Lojërave Mesdhetare 2030. Lojërat Mesdhetare do të jenë ngjarja më e madhe sportive ndërkombëtare që është organizuar ndonjëherë në Kosovë.
KOHA JONË SONDAZH

