Ministri Gonxhja: Projektligji “Për portet turistike” rrit cilësinë e investimeve në turizëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi projektligjin e ndryshuar “Për portet turistike” si një nismë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit bregdetar, gjatë diskutimit të tij në Kuvend.

Ai theksoi se projektligji synon përmirësimin dhe harmonizimin e kuadrit ligjor, si dhe eliminimin e pengesave që lidhen me zbatimin e ligjit për investimet strategjike. Sipas Gonxhjes, ndërtimi i porteve dhe marinave turistike paraqet sfida të mëdha teknike dhe financiare, sidomos në pjesën detare, që kërkon standarde të larta sigurie dhe mirëmbajtjeje.

Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë që investitorët strategjikë të kenë plane të plota, duke përfshirë edhe komponentin akomodues, për të siguruar një balancë më të mirë ekonomike të projekteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisma ligjore synon të thjeshtojë procedurat për investimet në resorte dhe porte turistike, duke lehtësuar miratimin dhe realizimin e tyre, me qëllim nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?