Ministri grek ”çan” rrethimin e protestuesve dhe takon Cakajn. MJP: Bashkëpunim i thelluar

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias i cili para disa orësh mbërriti në Tiranë, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Fotoja e takimit u publikua nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ndërsa duket se të dy ata janë përshëndetur me bërryl.

Në një reagim për takimin e zhvilluar, Cakaj u shpreh se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe. Në takim u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Për më tepër, sikurse bëri me dije Kryediplomati Cakaj në postim, Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023. Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?