Ministri Hasani letër OSBE-së për raportin e 11 Majit, Kume: Veprim si foshnjëri diplomatike

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume thotë se letra e qeverisë drejtuar OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit është diçka e gabuar. Po ashtu shton edhe se është një veprim i pavend dhe pa mend.

”Më duket si një veprim që zor mund të justifikohet nëse përmbajta që ka deklaruar Berisha është ashtu. Është e çuditshme sepse është një foshnjëri diplomatike që t’i drejtohet një organizate si OSBE-ja që organizon monitorimin e zgjedhjeve në gjithë botën dhe i kërkon që të mbajë anë në këtë proces dhe të mos përdoret raporti në dëm të mazhorancës. Më duket një veprim i pavend dhe pa mend. Nëse është bërë nuk ka për të pasur rezultate sepse në përvojën time OSBE-ja është ndër organizatat që mund të ndikohet nga ajo që luhet në atë që ndodh në raport me luftën e brendshme politike”.

Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme ka reaguar pas deklaratës nga Berisha, që pretendoi se ministri Igli Hasani u ka bërë presion vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit përmes një letre. Ministria thotë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e OSBE-ODIHR, e aq më pak për presione. Sipas Ministrisë së drejtuar nga Igli Hasani, letra e dërguar pranë misionit vëzhgues është praktikë normale që përmban saktësime teknike lidhur me gjetjet e raportit paraprak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?