Ministri Hasani përfundon vizitën në Katar: Rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përfundoi vizitën dyditore në Katar, ku mori pjesë në forumin prestigjioz të Doha-s, me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Sulltan bin Saad Al-Muraikhi.

Hasani diskutoi me homologë dhe ekspertë të njohur mbi çështje të ngutshme globale dhe mori pjesë në panelin mbi sigurinë energjetike, në kontekstin aktual gjeopolitik në Evropë dhe Azi.

Në një takim dypalësh me ministrin Al-Muraikhi, Hasani diskutoi mundësitë për të ngritur më tej marrëdhëniet, tashmë të forta mes Katarit dhe Shqipërisë, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Hasani shfrytëzoi gjithashtu rastin të përgëzonte ministrin për rolin thelbësor të Katarit në nxitjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

“Gjatë forumit, ministri Hasani u takua me drejtues të lartë të Dhomës së Tregtisë dhe drejtorin e Fondit për Zhvillim të Katarit, ku diskutuan mbi rrugë konkrete për bashkëpunim mes vendeve tona”, shkruan kryediplomati shqiptar.

SHKARKO APP