Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj

Aktualitet E enjte, 13 Mars 2025 14:50
Ministri Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në “Konferencën mbi Zgjerimin e BE-së dhe Transformimin Shoqëror në Ballkanin Perëndimor: Shoqëria Civile dhe Angazhimi i Rinisë për Qëndrueshmëri Demokratike”, që u mbajt në Kolegjin e Evropës. Hasani e vuri theksin te rëndësia parësore që BE-ja duhet t’i kushtojë pranimit të anëtarëve të rinj dhe ndërtimit të partneriteteve të forta e të qëndrueshme:

“Kjo politikë strategjike e zgjerimit e BE-së mbetet instrumenti më i mirë gjeopolitik në adresimin e kërcënimeve të sigurisë, paqartësive dhe sfidave ndaj paqes e stabilitetit. Ky diskutim është më aktual se kurrë sot në një mjedis ndërkombëtar ku mbizotërojnë tensione dhe konkurrencë gjeopolitike gjithnjë e më shumë në rritje”.

Ministri Hasani nënvizoi se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë e kontinentit evropian. “Gjatë dy dekadave të fundit, argumenti ynë kryesor për integrimin në BE ka qenë të kthejmë Ballkanin Perëndimor nga “fuçi baruti” të Evropës në një ofrues sigurie. Pavarësisht progresit të ngadaltë të procesit të anëtarësimit në BE, rajoni ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Pjesa më e madhe prej nesh, janë anëtarë të NATO-s; bashkëpunimi rajonal ka nxitur pajtimin dhe sigurinë, duke u bërë një iniciativë e popullarizuar mes qytetarëve tanë, me katër nga pesë persona që besojnë se rajoni duhet të punojë së bashku për të luftuar sfidat.” – u shpreh z. Hasani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për sa i përket Shqipërisë, ai cilësoi se vendi ynë në veçanti e ka orientuar në mënyrë të pandalshme veten drejt integrimit Euro-Atlantik. “Pozita jonë strategjike në Ballkanin Perëndimor na bën një partner të vlefshëm për BE-në, veçanërisht për trajtimin e sfidave rajonale si migrimi, siguria dhe stabiliteti gjeopolitik. Integrimi më i ngushtë me BE-në do të forcojë edhe më tej bashkëpunimin tonë në këto fusha, duke avancuar interesat tona të përbashkëta”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, z. Hasani në fjalën e tij vlerësoi se procesi i zgjerimit të BE-së u ofron shteteve si Shqipëria jo vetëm një rrugë për integrimin politik dhe ekonomik, por edhe për konsolidimin demokratik dhe transformimin shoqëror, ndërsa theksoi angazhimin e palëkundur të vendit tonë në rrugëtimin e tij evropian: “Ne mbetemi të angazhuar për të mbajtur ritmin e vitit 2024: hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda vitit 2025 dhe për të bërë çdo përpjekje në përfundimin e negociatave brenda vitit 2027. Zgjerimi është jetik për Shqipërinë, shoqërinë e saj dhe të ardhmen e saj. Për ne, është plani i vetëm për të tashmen dhe të ardhmen. Çdo përpjekje dhe gjithë energjia jonë do të investohen për ta bërë atë një sukses për Shqipërinë dhe për atë që do të thotë për Bashkimin Evropian”,-tha Hasani.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 45 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

Igli Hasani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 45 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 46 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.