Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Hasani pret në takim zv/presidenten e Komisionit Europian: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin me BE-në

Aktualitet E martë, 8 Prill 2025 13:31
Ministri Hasani pret në takim zv/presidenten e Komisionit Europian: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin me BE-në
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh zv/presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas është mikpritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Gjatё takimit palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur nga rrugëtimi i Shqipërisë në BE, angazhimi i përbashkët në pёrparimin e Ballkanit Perëndimor drejt së ardhmes euro-atlantike, ruajtja e paqes dhe vlerave demokratike në Evropë e në mbarë botën etj.
 
”Një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të theksuar bashkëpunimin e suksesshëm dhe efikas mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes”, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria ruan angazhimin e saj të palëkundur dhe është plotësisht e përgatitur për të çelur grup-kapitujt deri në 2025 dhe për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të 2027. “Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i pandalshëm”, shprehet Ministri Hasani.

Në mjediset e MEPJ u lançua edhe sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i cili vjen në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, të nënshkruar më parë, në dhjetor 2024, midis Shqipërisë dhe BE-së. Hasani nënvizoi se ky dokument partneriteti ka hapur tashmë rrugën për një bashkëpunim dhe dialog më të ngushtë mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. Për një vend si Shqipëria që është plotësisht e linjëzuar dhe besnike me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë së bashku në përballimin e sfidave të ndërlikuara të kohës që po jetojmë. Po ashtu, ai pasqyron qartë progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE dhe rolin në zhvillim që po marrim në arkitekturën kolektive të sigurisë në Evropë”,-tha ministri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndër të tjera, ministri cilësoi se Shqipëria mbështet çdo iniciativë që forcon aftësitë e Evropës për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe përballuar sfidat globale, gjithmonë në koordinim të ngushtë me partnerët tanë transatlantikë. ”Shqipëria ka parë gjithmonë veten si një forcë stabilizuese në rajon. Ne e kemi treguar vazhdimisht angazhimin tonë përmes veprimeve, jo vetëm fjalëve, duke marrë pjesë aktivisht në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Jemi krenarë që kontribuojmë në paqe dhe siguri përtej rajonit tonë”.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 46 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

Dialogu i sotëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen është i pari në radhën e seancave të ardhshme që do të përcaktojnë se si Shqipëria dhe BE-ja punojnë së bashku për të trajtuar sfidat e kohës, sfida që kapërcejnë kufijtë dhe kërkojnë zgjidhje kolektive.






Etiketat e lidhura

Igli Hasani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 46 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 47 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.