Ministri Haxhinasto, inspekton punimet në aksin Lin-Pogradec

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka vizituar paraditen e së shtunës punimet në aksin Lin-Pogradec. Rruga Lin-Pogradec është problemi më i madh që çdokush që udhëton drejt Korçës, apo pikës doganore të Kapshticës, has në rrugëtimin e tij.
Kjo rrugë është i vetmi kalim për të gjithë tregtinë që bëhet me Greqinë nga pika e kalimit kufitar. Por, në vend që të ndihmojë ekonominë e zonës, gjendja e kësaj rruge është në listën e arsyeve se përse ekonomia e zonës së juglindjes nuk funksionon.
Haxhinasto u shpreh se “të gjitha punimet në këtë aks rrugor do të përfundojnë brenda afatit” dhe shtoi se “rruga Lin-Pogradec do të jetë gati për sezonin turistik”. 
“Po bëhet çmontimi i hekurudhave dhe po punohet për "ringjalljen" e tyre. Riparimi i tyre është i domsdoshëm”, u shpreh Ministri i Transporteve.
 

SHKARKO APP