Haxhinasto takon “kryeministren” e Europës, kancelaren Merkel

Gjatë vizitës se tij në Berlin, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në takimin e “Shoqatës së Sipërmarrësve Gjermanë”, ku pjesmarrës janë 3000 nga kompanitë më të mëdha të Gjermanisë. Në takim u diskutua për sfidat e ardhshme të industrive kryesore gjermane në tregun evropian dhe atë botëror, veçanërisht në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë dhe produktivitetit.

E ftuar e nderit në takim ishte Kancelarja Angela Merkel, e cila shpalosi vizionin për sfidat e Gjermanisë dhe ekonomisë së saj. Gjate punimeve të ketij forumi të rëndësishëm, Ministri Haxhinasto pati një takim të shkurtër me Kancelaren Merkel, fokusuar në procesin e Berlinit dhe impaktin e tij për Shqipërinë. Kancelarja Merkel theksoi se Samiti i Parisit i 4 korrikut, organizohet pikërisht për të rishprehur angazhimin konkret të BE për vendet e rajonit të Ballkanit.

Një ngjarje e tillë si Samiti i Parisit, ku pritet të deklarohet zyrtarisht një grand evropian për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve brenda BE, pas referendumit britanik për daljen prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kancelarja gjermane Angela Merkel është de facto kryeministrja e Bashkimit Europian, një grua e zonja dhe që po mban gjithë peshën e halleve dhe problemeve të BE, sidomos tani pas ikjes se Britanisë së Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?