Hoxha bisedë me ministrin e Jashtëm të Katarit: Dënojmë sulmet e Iranit, mirënjohje për kujdesin ndaj shqiptarëve

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar këtë të mërkurë një telefonatë me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikhi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha bën të ditur se gjatë bisedës dënoi me forcë sulmet iraniane ndaj Katarit, si një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e sovranitetit e integritetit territorial të tij. Po ashtu Hoxha ka bërë të ditur se i ka shprehur mirënjohjen ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Katar gjatë këtyre momenteve të vështira.

Postimi i Hoxhës

Pata sot një bisedë shumë të frytshme me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të #Katarit, Sh.T. Soltan bin Saad Al-Muraikhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënova me forcë sulmet iraniane ndaj shtetit të Katarit, si një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e sovranitetit dhe integritetit territorial të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke rikonfirmuar solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, shpreha gjithashtu vlerësimin për rolin udhëheqës të Katarit dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm për dialogun, ndërmjetësimin dhe stabilitetin rajonal.

Shqipëria vlerëson miqësinë e ngushtë me Katarin dhe mbetet e gatshme të mbështesë çdo nismë që synon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Jemi njëkohësisht mirënjohës ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Katar gjatë këtyre kohëve sfiduese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?