FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Hoxha me homologun Rasmussen: Vendimi për hapjen e ambasadës daneze në Tiranë, moment historik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në Luksemburg me ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen. Në fokus të takimit ishin mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe për të hapur mundësi të reja për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjelltë.

Në një postim në rrjetin social X pas takimit, Hoxha theksoi se “shkëmbyem pikëpamje mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së, duke riafirmuar rëndësinë e një procesi të besueshëm dhe të bazuar në meritë që forcon si vendet kandidate ashtu edhe vetë Bashkimin Evropian”.

“Në këtë kontekst, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit, si dhe për lidershipin e saj të fortë gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2025”, tha Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha ftoi ministrin danez për të vizituar Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, edhe për të celebruar hapjen e ambasadës daneze në Tiranë, një moment historik që pasqyron forcën në rritje të partneritetit tonë dypalësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy ministrat diskutuan edhe dinamikën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe ranë dakord që bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?