Ministri Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka kërkuar ruajtjen e ritmit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një instrument të rëndësishëm gjeopolitik për të ardhmen e kontinentit.

Në Forumin Strategjik të Bledit, ku mori pjesë në panelin “Zgjerimi si Mjeti i Ardhshëm Gjeopolitik i Evropës”, së bashku me Komisioneren Evropiane Marta Kos, ministri Hoxha theksoi se procesi i anëtarësimit duhet të vijojë mbi bazën e meritës, por njëkohësisht duhet të mbështetet nga besueshmëria dhe dinamika e negociatave.

Sipas tij, Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe zgjedhje të vështira, duke mbetur e angazhuar në forcimin e institucioneve demokratike dhe përmbushjen e standardeve evropiane. Hoxha nënvizoi se Tirana nuk e konsideron anëtarësimin në BE vetëm si një objektiv për t’u arritur, por edhe si një mundësi për të kontribuar në të ardhmen e Unionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Anëtarësimi në BE është njëkohësisht një aspiratë dhe një ofertë”, u shpreh ministri, duke shtuar se Shqipëria synon të japë kontribut në forcimin e konkurrueshmërisë, sigurisë dhe fuqisë së Bashkimit Evropian. Duke iu referuar historisë së zgjerimit të BE-së, Hoxha tha se çdo valë e re anëtarësimesh ka sjellë një Union më të fortë, më të pasur dhe me ndikim më të madh ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai vlerësoi se zgjerimi i ardhshëm mund të luajë një rol të ngjashëm, veçanërisht në kushtet e zhvillimeve të sotme gjeopolitike. “Është një investim strategjik në një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, përfundoi Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?