Ministri Hoxha pret diplomaten çeke: Rikonfirmuam angazhimin për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në takim të Dërguarën e Posaçme të Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, Edita Hrda. Hoxha gjatë takimit tha se Shqipëria dhe Çekia rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

”Shkëmbim i shkëlqyer mendimesh me ambasadoren Edita Hrdá, mike dhe ish-kolege në OKB/New York dhe në Bruksel, aktualisht e Dërguara e Posaçme e Republikës Çeke për Balkanin Perëndimor”, shkroi Hoxha në lidhje me takimin.

Ministri nënvizoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit, me përparim të prekshëm dhe një ritëm të fortë reformash. ”Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, si dhe për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në fokus të agjendës së Bashkimit Europian”, shkruan Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?