Ministri Hoxha pret Zëvendësekretarin e Dytë të Përhershëm në Home Office, Simon Ridley

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka postuar statusin e mëposhtëm: “Diskutova sot për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Zëvendësekretarin e Dytë të Përhershëm në Home Office, z. Simon Ridley, i cili shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Lufta kundër krimit të organizuar është çështje me rëndësi parësore.

Gjatë takimit me përfaqësues të Home Office rikonfirmuam angazhimin për të rritur bashkëpunimin operacional dypalësh në luftën kundër krimit, por edhe atë rajonal”.

SHKARKO APP