FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Hoxha: Shqipëria hap një kapitull të ri bashkëpunimi me Kurdistanin e Irakut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, i cili shoqërohej nga delegacioni i tij.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet më të fundit rajonale, si dhe mbi mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë turizmin, marrëdhëniet ekonomike dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve.

Ministri Hoxha vlerësoi rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit praktik me partnerë rajonalë, duke theksuar gatishmërinë e Shqipërisë për të eksploruar rrugë të reja partneriteti me rajonin e Kurdistanit, në dobi të të dyja palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se nxitja e lidhjeve ekonomike, turistike dhe njerëzore mund të kontribuojë në forcimin e mirëkuptimit, prosperitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?