FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Hoxha takim me Komisioneren për Zgjerimin në BE: Punë intensive në funksion të anëtarësimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në Forumin Ekonomik të Delfit me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos, në kuadër të diskutimeve mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

”Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk njeh pauzë dhe as nuk pranon pushim. Zhvillimet intensive kërkojnë punë të pandërprerë dhe energji të vazhdueshme, para së gjithash nga ne, por edhe nga partnerët tanë, të angazhuar në vijën e parë”,-shkruan Hoxha.

Nga ana tjetër ministri theksoi se me Komisioneren Kos diskutuan shumë çështje në funksion të avancimit të qëndrueshëm të procesit tonë madhor të integrimit. ”Duke shfrytëzuar praninë në Forumin Ekonomik të Delfit, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. Shumë çështje për të diskutuar, ndarë dhe koordinuar, në funksion të avancimit të qëndrueshëm të procesit tonë madhor”, theksoi Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?