FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Hoxha takim me Krichbaum: Mbështetje e palëkundur nga Gjermania për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Gjatë qëndrimit në Luksemburg, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Günter Krichbaum.

Hoxha dhe Krichbaum folën mbi rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe dinamikën aktuale të zgjerimit të BE-së. Ministri njoftoi në rrjetin social X se me ministrin gjerman diskutoi mbi mundësitë e krijuara nga momenti i ripërtërirë pas zgjerimit.

Të dy zyrtarët ranë dakord për rëndësinë e ruajtjes së një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë, të plotësuar me hapa konkretë dhe të synuar drejt integrimit gradual që i sjell vendet kandidate më afër Bashkimit Evropian ndërsa ato përparojnë në reforma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Hoxha shprehu gjithashtu vlerësimin për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për zgjerimin e BE-së dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Union.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?