Ministri i Brendshëm: 212 km/h në Lushnjë-Fier nuk është gabim, por kërcënim për jetën
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas evidentimit të një automjeti që lëvizte me shpejtësi 212 km/h në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ku kufiri i lejuar është 90 km/h.
“Me 212 km/h në rrugën Lushnje-Fier, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h nuk është thjesht një “gabim”, por një atentat ndaj jetës dhe kërcënim për përdoruesit e tjerë të rrugës. Mjetet inteligjente të Policisë së Shtetit janë në çdo aks për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo shofer të papërgjegjshëm që kryen krime të tilla ndaj sigurisë publike. Syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk mund t’i shpëtoni!”, shprehet Lamallari në reagimin e tij në rrjetet sociale.

KOHA JONË SONDAZH

