FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Jashtëm grek, bisedë telefonike me Ramën. Kryeministria hesht

Teksa në të dy vendet diskutohet çështja e detit dhe dekreti presidencial i Athinës për tu zgjeruar me 12 milje në Detin Jon, ditën e sotme ministri grek i jashtëm Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e bën të ditur vetë kryediplomati helen përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. “Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë diskutuam zhvillimet e fundit në rajon”, shkruan Dendias.

Ndërsa nuk ka ende asnjë reagim nga kryeministri Rama lidhur me temat e diskutuara gjatë bisedën telefonike me Dendias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 20 tetor Nikos Dendias zhvilloi një takim zyrtar në Tiranë ku gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama shprehën dakordësinë se çështja e detit do të gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?