Ministri i Jashtëm turk: Rama iniciator për takimin me kryediplomatin grek

Edhe pse e mohoi, vizita e kryeministrit Edi Rama në Ankara dhe më pas dreka në Greqi, kanë qenë për të ulur në një tryezë Turqinë me Greqinë.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Rama ka marrë përsipër iniciativën për një takim të përbashkët mes kryediplomatit turk dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë.

Ministri turk deklaroi se ka zhvilluar edhe një telefonatë me Ramën për këtë dhe është i gatshëm të takohet me homologun grek.

SHKARKO APP