Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi: Aksi Milot–Balldren, korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vlerësoi sot projektin pas shpalljes së fituesit për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke e cilësuar si një investim me rëndësi të jashtëzakonshme për qarkun e Lezhës, qarkun e Shkodrës dhe për të gjithë veriun e vendit.

Sipas Nufit, ky është një investim strategjik që dëshmon vëmendjen ndaj zhvillimit të zonave me potencial të madh ekonomik dhe social.

“Po shohim konkretizimin e një vizioni që synon të lidhë më mirë komunitetet, të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim”, shkruan ministri Nufi në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thekson se, përmes investimeve të tilla po përmbyllen akse rrugore me rëndësi jetike, të cilat u japin më shumë perspektivë rajoneve të vendit, ndërsa e konsideron aksin Milot–Balldren jo thjesht një rrugë, por një korridor zhvillimi që do të sjellë më shumë biznes, investime dhe mundësi për ekonominë lokale e kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren u shpall të premten e 5 qershorit. Projekti konsiderohet aks i shumëpritur, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve për të gjithë veriun e vendit.

Kjo është një rrugë e shumëpritur nga banorët e qarkut Shkodër dhe Lezhë dhe që kryen lehtësimin e trafikut në këto zona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?