Ministri i Sigurisë Britanike: Kujdes, ISIS po planifikon sulm me armë kimike
Ministri i Shtetit për Sigurinë ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm, që sipas tij ISIS është duke organizuar një sulm me armë kimike në Britani.
Ben Wallace tha se ushtaret e ISIS po kryejnë përgatitje për një krim të tillë. ISIS ka kapacitetet për të prodhuar vetë gazin e tyre që quhet mustardë, teksa kjo taktikë deri më tani është perdorur nga ata në Lindjen e Mesme. Trupat që luftojnë kundër grupit terrorist janë lënë me dëmtime të tmerrshme.
Wallace tha per “Sunday Times”: “Ata nuk kanë asnjë ndalim moral për të përdorur armë kimike kundër popullsive dhe, në qoftë se ata mund ta bëjnë, do ta zbatojnë në këtë vend”.

