Ministri Jaupaj: Investitorët sauditë, interes për energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri

Shqipëria synon të tërheqë investime të reja në sektorët e ekonomisë së gjelbër, energjisë së rinovueshme, menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave, si dhe në turizmin e qëndrueshëm. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj priti sot princin Naif bin Abdullah bin Saud bin Abdulaziz Al Saud dhe një delegacion investitorësh nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe vendet partnere.

Gjatë takimit u diskutua mbi potencialin e Shqipërisë për zhvillimin e projekteve të qëndrueshme, veçanërisht në fushat e energjisë së pastër, menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave, turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të zonave me vlera natyrore. Jaupaj theksoi se synimi është që interesi i investitorëve ndërkombëtarë të shndërrohet në projekte konkrete, duke sjellë kapital, teknologji dhe ekspertizë, ndërsa garantohen standardet mjedisore dhe mbrojtja e pasurive natyrore.

“Shqipëria po ndërton një model ku rritja ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit ecin së bashku”, u shpreh ministri. Sipas Jaupajt, takimi përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe sektorit privat ndërkombëtar dhe në krijimin e mundësive për investime të reja në sektorë me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?