Ministri Jaupaj: Markim dhe mirëmbajtje të “Shtegut të Pelikanit” në Divjakë-Karavasta
Në “Shtegun e Pelikanit” në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta këtë fundjavë Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Ministrinë e Arsimit, nisën programin “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura”.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se kjo iniciativë i sjell nxënësit më pranë natyrës, duke i bërë pjesë aktive të markimit, sistemimit dhe mirëmbajtjes së shtigjeve turistike në zonat e mbrojtura.
Jaupaj tregon se përmes ekskursioneve dhe orëve mjedisore në terren, të rinjtë mësojnë jo vetëm të njohin biodiversitetin e vendit tonë, por edhe ta mbrojnë atë. “Edukimi mjedisor fillon në terren, aty ku natyra bëhet klasa më e mirë për brezin e ri”, tha Jaupaj.
Programi kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura” synon të krijojë një kulturë të re bashkëpunimi mes institucioneve dhe qytetarëve, duke e kthyer mbrojtjen e natyrës në një prioritet të përbashkët kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

