Ministri Jaupaj ndan pamjet: Shtegu Çerem-Balçinë-Dobërdol, destinacion për të apasionuarit pas natyrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj promovon shtegun Çerem-Balçinë-Dobërdol, duke e cilësuar si një nga shtigjet më tërheqëse për të apasionuarit pas natyrës në Parkun Kombëtar të Alpeve. Jaupaj shkruan në një postim në Facebook, se ky itinerar ofron peizazhe mbresëlënëse, me livadhe alpine, pyje, burime me ujë të kristaltë dhe panorama që e bëjnë çdo ecje një përvojë të veçantë.

“Çerem-Balçinë-Dobërdol, në zemër të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë, është një nga itineraret më spektakolare për të apasionuarit pas natyrës. Livadhe alpine, pyje, burime me ujë të kristaltë dhe panorama që të mbeten gjatë në kujtesë e bëjnë çdo hap një përvojë të veçantë”, shkruan Jaupaj. Sipas ministrit shtegu është një destinacion që ia vlen ta zbulosh. Shtegu përshkon peizazhe tipike alpine me livadhe, pyje ahu e pishe, burime të shumta ujore dhe pamje panoramike të vargmaleve të Alpeve.

Ky itinerar frekuentohet nga turistë vendas dhe të huaj, veçanërisht gjatë sezonit të verës, dhe konsiderohet i përshtatshëm për ecje malore, kamping dhe eksplorim të natyrës. Zona e Dobërdolit është gjithashtu e njohur për kullotat alpine dhe traditën e blegtorisë, duke u ofruar vizitorëve një përvojë autentike në zemër të Alpeve Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?