FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Jaupaj në Tropojë: Investime për transformimin e menaxhimit të mbetjeve

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi këtë të shtunë një takim pune me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, për të diskutuar projektet prioritare që do të transformojnë menaxhimin e mbetjeve në këtë bashki.

Në fokus të takimit ishte ndërtimi i infrastrukturës së re të menaxhimit të mbetjeve, që përfshin landfillin vendor, qendrën e kompostimit dhe impiantin për rikuperimin e materialeve të riciklueshme. Jaupaj vlerësoi se menaxhimi modern i mbetjeve fillon me investime konkrete dhe bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor.

“Diskutuam gjithashtu nevojën për pajisjen e bashkisë me mjete moderne për grumbullimin e mbetjeve, rehabilitimin e venddepozitimit ekzistues, si edhe zgjidhjen e çështjeve të pronësisë që lidhen me ndërtimin e kësaj infrastrukture”, tha ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Menaxhimi modern i mbetjeve fillon me investime konkrete dhe bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor. Zhvilluam një takim pune me Kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, për të diskutuar projektet prioritare që do të transformojnë menaxhimin e mbetjeve në këtë bashki.

Në fokus ishte ndërtimi i infrastrukturës së re të menaxhimit të mbetjeve, që përfshin landfillin vendor, qendrën e kompostimit dhe impiantin për rikuperimin e materialeve të riciklueshme. Diskutuam gjithashtu nevojën për pajisjen e bashkisë me mjete moderne për grumbullimin e mbetjeve, rehabilitimin e venddepozitimit ekzistues, si edhe zgjidhjen e çështjeve të pronësisë që lidhen me ndërtimin e kësaj infrastrukture.

Me investime të mirëplanifikuara dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me bashkitë, po ndërtojmë një sistem modern të menaxhimit të mbetjeve, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?