FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Jaupaj: Strategjia e re e mbetjeve synon përafrimin me standardet e BE-së

Grupi Ndërinstitucional i Punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, si edhe të Planit Kombëtar Sektorial të Mbetjeve zhvilloi sot mbledhjen e parë. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se “rishikimi i Strategjisë dhe i Planit Kombëtar Sektorial do të rakordojë objektivat e Direktivës Kuadër të Mbetjeve të Bashkimit Europian me prioritetet tona kombëtare, aspiratën për mbylljen e Kapitullit 27, planin e investimeve për sektorin e mbetjeve në dekadën e ardhshme, si edhe mekanizmat e nevojshëm financiarë për zbatimin e tij”.

Sipas tij, ky dokument do të shërbejë si udhërrëfyesi strategjik i reformës së sektorit deri në vitin 2035. “Në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me angazhimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse, do të hartojmë një dokument të qëndrueshëm, të zbatueshëm dhe të financuar, që do të vendosë themelet e ekonomisë qarkulluese në Shqipëri dhe do të orientojë zhvillimin e sektorit të mbetjeve sipas standardeve më të mira europiane”, theksoi Jaupaj në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Jaupaj bëri të ditur se ky proces që kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, pushtetit vendor, partnerëve ndërkombëtarë dhe sektorit privat. “Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një sistem modern të menaxhimit të mbetjeve, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, shtoi ai. Juapaj tha se “synimi ynë është të hartojë një strategji realiste, të zbatueshme dhe të financuar, që do të udhëheqë reformën e sektorit të mbetjeve dhe do të përshpejtojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?