Ministri Jaupaj: Studim fizibiliteti për menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi në Tiranë takimin e radhës të Komitetit Teknik me partnerët francezë, në kuadër të programit FASEP, për realizimin e studimit të fizibilitetit mbi menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit. Gjatë takimit, ku morën pjesë edhe ekspertë të ekonomisë qarkulluese, u analizua situata aktuale e menaxhimit të mbetjeve, sfidat që lidhen me kapacitetet ekzistuese si dhe nevoja për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për trajtimin e tyre.

Studimi përfshin zonat Tiranë–Durrës, Fier dhe Elbasan, të cilat përbëjnë disa nga qendrat kryesore të gjenerimit dhe trajtimit të mbetjeve në vend. Ministri Jaupaj theksoi se ky proces synon të identifikojë skenarët më të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në 30 vitet e ardhshme, duke u bazuar në standardet dhe hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve të Bashkimi Europian.

Sipas tij, zgjidhjet e propozuara do të kombinojnë riciklimin, trajtimin e mbetjeve organike, landfillet sanitare dhe teknologjitë për rikuperimin e energjisë, në funksion të zhvillimit të një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve. Ministri nënvizoi se këto tre zona strategjike përfaqësojnë rreth 65% të volumit total të mbetjeve të gjeneruara dhe të trajtuara në Shqipëri, ndaj studimi pritet të luajë një rol kyç në hartimin e politikave afatgjata për sektorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i studimit të fizibilitetit, në bashkëpunim me partnerët francezë dhe ekspertët ndërkombëtarë, synon të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve dhe përafrimin me standardet europiane të ekonomisë qarkulluese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?