Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 09:59 Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur sërish për dasmën e saj me DJ Gimbon. Ajo kishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Karakaçi: Ligji i ri për energjinë, drejt një tregu më konkurrues dhe europian

Aktualitet E mërkurë, 8 Prill 2026 21:47
Ministri Karakaçi: Ligji i ri për energjinë, drejt një tregu më konkurrues dhe europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi mori pjesë sot në tryezën për energjinë, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, mbi ndryshimet ligjore të propozuara për përafrimin e ligjit të sektorit me atë të Bashkimit Europian. Në fjalën e tij, Karakaçi theksoi se “në vijim të procesit të rëndësishëm të hartimit dhe draftimit të ligjit të ri të sektorit të energjisë elektrike, kjo nismë përfaqëson një nga elementet kryesore të reformës së sektorit të energjisë elektrike”.

“Ky proces, i hartimit të ligjit të ri të sektorit, që në fakt ju e shikoni këtu në termin “Për disa shtesa dhe ndryshime”, por besoj që për shkak të volumit të madh të ndryshimeve, patjetër do vijë si një nismë e re ligjore, vjen në kuadër të përafrimit të legjislacionit kombëtar me të drejtën e Bashkimit Europian dhe përmbushjen e detyrimeve tona në kuadër të Kapitullit 15 të Bashkimit Europian të Energjisë. Patjetër që edhe në kushtet e sotme, të gjitha masave që ka marrë qeveria shqiptare për integrimin europian, hapjen e të gjithë kapitujve dhe punën shumë voluminoze që çdo institucion po ndërmerr në kuadër të integrimit europian, edhe ky ligj vjen si një hap shumë i rëndësishëm”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas tij, ky ligj nuk synon vetëm përditësimin e kuadrit ekzistues ligjor të sektorit të energjisë elektrike, por mbi të gjitha ka qëllimin e vendosjes së themeleve për një model të ri zhvillimi të funksionimit të tregut të energjisë elektrike në vendin tonë. “Ligji synon një model më të hapur, më konkurrues, më fleksibël dhe më të integruar në tregjet rajonale”, shtoi Karakaçi. Së pari, vijoi ministri, ky ligj sjell një riformatim të modelit të tregut të energjisë elektrike. Largohemi dhe tentojmë të largohemi sa më shumë nga një model i centralizuar, ku aktorët shtetërorë kanë patur vendimmarrjen më të madhe, drejt një tregu më të liberalizuar, ku shteti nuk ndërhyn më aq shumë sa jemi mësuar me modelin ekzistues dhe bazë e saj të jetë konkurrenca.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në kushtet aktuale të tregut për ligjin, kur është miratuar ligji aktual në fuqi në vitin 2015, tregu i energjisë elektrike ishte shumë më i ndryshëm nga tregu që kemi sot. Ndërkohë, tregu i energjisë sot është në një fazë komplet tjetër. Sot tregut i janë shtuar burime të reja energjie, i janë shtuar burime kryesisht fotovoltaike, që përbëjnë rreth 10% të prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike. Janë shtuar konsumatorët aktivë, kemi rreth 400 mega vetëprodhues, kemi dhe instrumente të reja, që deri para pak vitesh as që mendoheshin, siç është krijimi, themelimi dhe funksionimi i ALPEX-it”, nënvizoi Karakaçi.

Mund t'ju interesojë

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon...

Para 48 minutash
France 24 i kushton vëmendje protestës në Tiranë

France 24 i kushton vëmendje protestës në Tiranë

Para 1 ore
Euro e dobët dhe paratë e pista

Euro e dobët dhe paratë e pista

Para 3 orësh

Ministri Karakaçi vuri në dukje se “një ndër shtyllat kryesore të këtij ligji është fuqizimi i konsumatorit. Për herë të parë konsumatori vendoset realisht në qendër të sistemit energjetik. Ai nuk është vetëm një përfitues shërbimi, por mund të jetë edhe prodhues. Sot është realitet. Ne kemi klientë që janë prodhues dhe në këtë kuptim, duke përafruar direktivën e re të Bashkimit Europian, edhe klienti merr rolin proaktiv për sa i përket prodhimit të energjisë”.

Gjithashtu, shtoi ministri, një vëmendje shumë e veçantë i është kushtuar fleksibilitetit dhe balancimit të sistemit. “Një dimension tjetër, po aq i rëndësishëm, është integrimi rajonal dhe ndërkufitar. Projektligji përfshin rregulla të qarta për alokimin e kapaciteteve ndërkufitare, për funksionimin e zonave të ofertave dhe për bashkëpunimin me strukturat rajonale. Ky integrim rrit sigurinë e furnizimit, përmirëson efikasitetin e tregut dhe e vendos Shqipërinë si pjesë aktive të tregut rajonal dhe europian”, tha Karakaçi, duke shtuar se tashmë është realitet që ALPEX-i funksionon në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ministri Karakaçi bëri të ditur se “është fakt që qeveria shqiptare është në faza shumë të avancuara për marrjen e një huaje me Agjencinë Franceze të Zhvillimit, për të instaluar matësit inteligjentë në gjithë Shqipërinë, apo projekte të rëndësishme që ka marrë si Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, si Operatori i Sistemit të Transmetimit për zhvillimin dhe operimin e scadave të tyre apo ndërveprimin e nënstacionit”.

Po aq i rëndësishëm, vijoi ministri, është edhe ngritja e kapaciteteve dhe rritja e forcimi i institucioneve, ku rol kyç në këtë projektligj merr forcimi i rolit të Entit Rregullator të Energjisë. “Në këtë reformë ERE merr një rol më të zgjeruar nga çfarë e ka patur deri tani dhe në fakt edhe më të rëndësishëm”, tha Karakaçi. Në përfundim ministri Karakaçi tha se “ky projektligj përfaqëson një moment shumë kyç për sektorin energjetik të Shqipërisë. Ai vendos themelet për një treg modern, konkurrues dhe të integruar, duke orientuar sektorin drejt standardeve evropiane dhe drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme”.

Etiketat e lidhura

Enea KarakaciMinistri i Infrastrukturës dhe Energjisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon
Para 18 minutash

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”
Para 48 minutash

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!
Para 1 ore

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime
Para 1 ore

Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 12 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 12 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

4 Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit
31 Tetor 2026, 09:14

Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.