Ministri Karakaçi: Me Benetin, në një organizim fantastik të Moto Fest Shkodër!
Shkodra mbetet legjendë në sport e kulturë. Edhe Moto Fest Shkodër ishte mbresëlënëse organizuar nga Bashkia e Shkodrës, ku Benet Beci dhe Enea Karakaçi ishin ideatorët dhe “skenaristët” e këtij manifestimi të veçantë, ku përzihej aktiviteti me moto, kënga, batuta dhe përbashkimi i krejt qytetarëve shkodranë.
“Me Benetin, në një organizim fantastik të Moto Fest Shkodër!
Motorë, muzikë, ritëm dhe një atmosferë elektrizuese që i dha një tjetër energji qytetit të Shkodrës.
Eventi vazhdon edhe të shtunën në orën 19:00 me paradën e motorëve, një moment që premton shumë energji, jo vetëm për dashamirësit e automjeteve, por për çdo qytetar të Shkodrës dhe turistët vendas e të huaj”- shkruan ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, njëkohësisht edhe drejtues politik i PS për qarkun e Shkodrës.

Ndërkohë Benet Beci ka postuar edhe një status:” Prestigjiozja britanike The Telegraph e rendit Shkodrën si një nga destinacionet që duhen zbuluar në Europë, duke e cilësuar si portën hyrëse drejt Alpeve Shqiptare dhe një qytet me atmosferë autentike, kulturë dhe gjallëri unike.
Në artikull vlerësohen gjithashtu Thethi dhe Valbona për natyrën spektakolare dhe eksperiencat që ofrojnë larg turizmit masiv.
Një tjetër promovim ndërkombëtar që konfirmon se Shkodra dhe veriu shqiptar po kthehen në një nga surprizat më të bukura turistike të Europës”.


KOHA JONË SONDAZH

