Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 07:21 Padia e Trump kundër Murdoch dhe WSJ për letrën e Epstein hidhet poshtë përfundimisht Një gjykatës federal në Miami hodhi poshtë përfundimisht të shtunën padinë e ndryshuar për shpifje të Presidentit Donald Trump kundër baronit të medias Rupert…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Karakaçi: Qendra energjetike e Vlorës, projekt kyç për sigurinë dhe pavarësinë energjetike të Shqipërisë

Aktualitet E martë, 28 Prill 2026 15:25
Ministri Karakaçi: Qendra energjetike e Vlorës, projekt kyç për sigurinë dhe pavarësinë energjetike të Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Siguria energjetike është një nga prioritetet kryesore të politikave shtetërore, si një element thelbësor i stabilitetit ekonomik dhe i rritjes së rezistencës kombëtare, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Në takimin e zhvilluar sot në Tiranë ku u nënshkrua marrëveshja me SHBA-në dhe Greqinë për sigurinë energjetike, Karakaçi u shpreh se Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë për të ulur ekspozimin ndaj rreziqeve që lidhen me varësinë hidroenergjetike dhe për të ndërtuar një sistem energjetik më të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.

“Për Shqipërinë kjo do të thotë të ndërmerren hapa konkrete për të reduktuar ekspozimin ndaj rreziqeve hidro dhe për të ndërtuar një sistem më të qëndrueshëm për të ardhmen”, u shpreh ministri. Ai theksoi se në këtë kontekst, vendi po avancon me reforma dhe projekte strategjike për transformimin e sektorit energjetik drejt diversifikimit të burimeve dhe rritjes së sigurisë së furnizimit. Sipas Karakaçit, në qendër të këtij transformimi qëndron partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili synon krijimin e një bashkëpunimi afatgjatë për garantimin e një të ardhmeje energjetike të sigurt dhe të qëndrueshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në qendër të transformimit të këtij sistemi qëndron partneriteti ynë strategjik me SHBA, që reflekton ndërtimin e një bashkëpunimi të përbashkët për një të ardhme energjetike të sigurt dhe të qëndrueshme”, tha Karakaçi. Një nga projektet kryesore të këtij vizioni është ndërtimi i Qendrës Energjetike të Vlorës, e cila pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në pozicionimin e Shqipërisë në hartën energjetike rajonale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky projekt parashikon rritjen e kapaciteteve prodhuese me rreth 250 megavat, rikualifikimin e infrastrukturës për depozitimin e energjisë, si dhe zhvillimin e lidhjeve infrastrukturore për integrimin me rrjetin rajonal të transmetimit të gazit. Konkretisht parashikohet shndërrimi i termocentralit ekzistues duke u rivitalizuar në Qendër të Energjisë në Vlorë, rritja e kapacitetit të ri gjenerues prej afërsisht 250 megavat si dhe ndërtimi i tubacionit Fier-Vlorë, duke e lidhur këtë qendër me rrjetin kombëtar dhe rajonal të transmetimit të gazit.

Mund t'ju interesojë

Euro e dobët dhe paratë e pista

Euro e dobët dhe paratë e pista

Para 24 minutash
Euro vazhdon pikiatën

Euro vazhdon pikiatën

Para 32 minutash
Moti sot: Vranësira dhe reshje shiu në disa zona të Shqipërisë

Moti sot: Vranësira dhe reshje shiu në disa zona të Shqipërisë

Para 37 minutash

“Qendra Energjetike e Vlorës është një projekt me shumë komponentë dhe do të përcaktojë rolin e Shqipërisë në hartën energjetike”, u shpreh ministri. Sipas tij, këto ndërhyrje të integruara do të rrisin kapacitetet prodhuese të energjisë në vend, do të forcojnë diversifikimin dhe do të konsolidojnë pozitën energjetike të Shqipërisë në rajon. Karakaçi shtoi se Qendra Energjetike e Vlorës do të ripozicionojë Shqipërinë si një portë strategjike energjetike për Ballkanin, duke lidhur importin e gazit natyror me tregjet rajonale dhe duke krijuar rrugë të diversifikuara furnizimi.

“Siguria vjen nga një furnizim i qëndrueshëm”, theksoi ai, duke shtuar se bashkëpunimi me SHBA përmes furnizimit me gaz natyror të lëngshëm është thelbësor për rritjen e sigurisë energjetike të vendit. Ministri nënvizoi gjithashtu se projekti kërkon zbatim të kujdesshëm dhe respektim të standardeve më të larta, me synimin për ta kthyer Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë. Në këtë proces, ai vlerësoi edhe bashkëpunimin rajonal, përfshirë ndërveprimin me Greqinë fqinje, si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë dhe diversifikimit të burimeve energjetike të vendit.

Etiketat e lidhura

Enea Karakaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Padia e Trump kundër Murdoch dhe WSJ për letrën e Epstein hidhet poshtë përfundimisht
Para 16 minutash

Padia e Trump kundër Murdoch dhe WSJ për letrën e Epstein hidhet poshtë përfundimisht

Firma e kriptomonedhave Binance mbulon 90% të humbjeve pas hakerimit prej 6.3 miliardë dollarësh
Para 17 minutash

Firma e kriptomonedhave Binance mbulon 90% të humbjeve pas hakerimit prej 6.3 miliardë dollarësh

Hamilton siguron pole position-in e parë me Ferrari në Meksikë, Vasseur kërkon fitore
Para 17 minutash

Hamilton siguron pole position-in e parë me Ferrari në Meksikë, Vasseur kërkon fitore

Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 24 minutash

Euro e dobët dhe paratë e pista

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 9 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 9 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit
Para 22 orësh

Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit

4 Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!
Para 9 orësh

Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.