Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:01 Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta Barcelona shënoi tre gola në 10 minuta dhe përmbysi disavantazhin 0-2 për të fituar 3-2 ndaj Villarrealit, duke rikthyer epërsinë prej tre pikësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet ligjore të BE-së në sektorin e energjisë

Aktualitet E enjte, 2 Korrik 2026 16:03
Ministri Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet ligjore të BE-së në sektorin e energjisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore që rrjedhin nga Kapitulli 15 i Bashkimit Evropian për energjinë, pas miratimit të ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë Ministerialit të Komunitetit të Energjisë, që u zhvillua në Prishtinë. Karakaçi bëri të ditur se me përmbylljen e kësaj pakete ligjore, Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, renditet ndër vendet e rajonit që kanë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore të sektorit energjetik, duke e vendosur vendin në një pozicion të avancuar në procesin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Njoftova me kënaqësi faktin që tashmë Shqipëria ka miratuar ligjin e sektorit të energjisë elektrike, duke përmbyllur detyrimin që ka në bazë të Kapitullit 15 të energjisë të Bashkimit Evropian. Duke përmbyllur këtë paketë ligjore, Shqipëria bashkë me Malin e Zi janë ndër shtetet që kanë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore të sektorit energjetik dhe e vendos vendin tonë në një pozitë shumë përparuese në raport me të gjitha shtetet e rajonit”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri informoi gjithashtu se mbi 10% e energjisë elektrike në Shqipëri prodhohet nga energjia diellore. “Sigurisht ndava me kolegët ministra faktin që tashmë në Shqipëri mbi 10% e energjisë vjen nga energjia diellore dhe gjatë kësaj periudhe të verës ne kemi parë dhe ditë që nuk kemi pasur në punë kaskadën e Drinit, pra të treja veprat energjetike të menaxhuara nga shoqëria KESH, pikërisht për shkak të volumit të lartë të energjisë diellore që prodhohet në Shqipëri. Ne nuk do ndalemi këtu. Përveç 650 mega kapacitete energji diellore të cilat tashmë janë të ndërtuara, kemi shumë kapacitete të tjera, si nga energjia diellore, ashtu edhe nga energjia e erës, që janë në proces për t’u vlerësuar dhe shqyrtuar”, u shpreh Karakaçi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fjalën e tij, ministri kërkoi që Bashkimi Evropian të përshpejtojë mekanizmat financiarë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar nevojën për investime më të shpejta në interkonjeksionet energjetike për të rritur integrimin e energjisë së rinovueshme në sistem. Karakaçi vlerësoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit energjetik rajonal, duke theksuar se Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e sigurisë energjetike në rajon dhe në Evropën Juglindore.

Mund t'ju interesojë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 2 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 3 orësh
Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Para 4 orësh

“Një nga elementet që ngrita është nevoja që në fakt Bashkimi Evropian të përshpejtojë mekanizmat e saj financues për vendet e rajonit. Të gjitha vendet e rajonit në këtë kohë kanë nevojë për investime në infrastrukturën e interkonjeksioneve energjetike dhe në këtë kuptim është e nevojshme që të kemi dhe një përshpejtim të këtyre procedurave për investime. Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor është një mekanizëm shumë i mirë, megjithatë kemi nevojë për masa më të shpejta në mënyrë që të krijojmë mundësi për të marrë energji më tepër të rinovueshme në sistem dhe për ta ndërlidhur me të gjitha vendet e rajonit.

Komunikova me kolegët ministra që në kohëra si këto që janë, që kemi pasur disa kriza energjetike është shumë e nevojshme, më shumë se asnjëherë, bashkëpunimi energjetik ndërmjet vendeve të rajonit. Shqipëria qëndron e gatshme për të vazhduar gjithë bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe në kuadër të Bashkimit Evropian, në mënyrë që siguria energjetike të jetë në themel të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit të Evropës Juglindore”, deklaroi ministri Karakaçi.

Etiketat e lidhura

Enea Karakaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 13 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 2 orësh

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.