Ministri Klosi: Do rrisim pensionet
Në aktivitetin e organizuar për ditën ndërkombëtare të moshimit, ministri Blendi Klosi dhe përfaqësuesi i përhershëm i OKB në Shqipëri Brian Williams; u takuan me përfaqësues të shoqatave të pensionistëve në vend. Aktiviteti që organizohet në shumë vende të botës paralelisht, u ndal tek problematika që po përballen shumë vende të botës, plakja e popullsisë nga e cila as Shqipëria nuk përjashtohet. Ministri Klosi vuri theksin tek një sërë masash nga rritja e pensioneve, rregullimi i një sërë vendimesh për kategoritë e ndryshme të pensioneve, investimi për ngritjen e qëndrave të reja për të moshuar dhe një sërë vendimesh të tjera.
Më poshtë fjala e plotë e ministrit Klosi:
Mendoj që këtë takim ta zhvillojmë më tepër si bashkëbisedim sepse është realisht një bisedë që duhet ta ndajmë së bashku, një bisedë që ka të bëjë me përpjekjet që bën një qeverisje , një shtet, për ata njerëz që kanë kountribuar më shumë se cdo kush tjetër për të, për ata njerëz që kanë dhënë kontribut gjatë gjithë jetës, për ata njerëz që jo vetëm kërkojnë mbështetje por meritojnë dhe vlerësim nga brezat në vijim për atë që kanë bërë për këtë shtet.
Kam kënaqësi të vecantë që së bashku me mikun tim, përfaqësuesin më të lartë të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri zotin Williams, partner strategjik I Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të jemi këtu dhe të flasim se cfarë një shtet bën për ajkën e shoqërisë, për ata njerëz që kanë jetuar me ndershmëri dhe janë përpjekur për këtë shtet.
Në këtë ditë ndërkombëtare të të moshuarve ne duhet të shikojmë se cfarë kemi bërë dhe se cfarë mund të bëjmë më mirë, si mund të reflektojmë në politikat që ndjekim, cfarë shoqëria shqiptare realizon më shumë për moshën e tretë?
Kur flasim për moshimin padrejtësisht debati më I madh shkon te pensionet , si është filozofia e pensioneve, sa e mundur është që këto pensione të jenë më të vërteta.
Qeveria që unë përfaqësoj përsa I përket pensioneve ka bërë një nga ato reforma lehtësisht të kuptueshme që kanë pasur dhe debate të mëdha, por që në fund të fundit ndërroi komplet mënyrën se si shteti apo shoqëria mbledh dhe shpërndan kontributet për njerëzit të cilët kanë kountribuar gjithë jetën. Me politikat e reja të pensioneve është e vërtetë që ne kemi dhënë mundësinë që shumë më shumë njerëz të kontribuojnë në skemën e pensioneve.
Kjo skemë ju jep juve mundësinë që të kontribuoni. Shteti bëri një reformë e cila bëri të mundur që të hapet hapësirë dhe të shtohet dëshira e më shumë njerëzve për të kontribuar dhe sot në skemën e pensioneve kontribuojnë më shumë se dyqind e dhjetë mijë kontribues të rinj, duke I dhënë kësaj skeme shumë më tepër mundësi që pensionet të menaxhohen më mirë.
Kjo erdhi duke e ndërruar sistemin duke krijuar mundësinë që në sistemin e ri cdo pensionist të marrë pensionin në bazë të kontributeve që ka dhënë gjatë viteve të jetës.
Skema e re është një skemë që bazohet drejtpërdrejt në kontributin e gjithsecilit. Kjo skemë bënë të mundur që këto kontribute të përthyhen më mirë në rritje pensionesh .Skema e re nuk lejon rritje pensionesh në grupe apo blloqe të caktuara dhe kjo është një nga parimet e reja të ligjit të ri të pensioneve pasi kjo gjë bënte që skema të prishet dhe të shkatërrohet. Skema lejon që të riindeksohen në varësi të hapësirave, mundësive që ka dhe të rritjes së inflacionit apo rritjes së kostove të jetesës.
Ne po përgatisim që në bazë të kontributeve të reja që pensionistët vetë kanë dhënë gjatë viteve të tyre të punës, në bazë të shtimit të një numri të madh kontribuesish në skemën tonë të pensioneve, në bazë të rritjes së subvencioneve nga buxheti I shtetit ne të kemi një riindeksim të skemës së pensioneve e cila realisht është frut I një reforme të vërtetë , është fryt I kontributit që japin të gjithë kontribuesit, është fryt I përkujdesjes drejtpërdrejt sociale që shteti ka mbi brezin e pensionistëve.
Ka ardhur koha që realisht ne të flasim ballëhapur me të moshuarit e këtij vëndi. Të kemi mundësinë ti flasim atyre për benefitet që vinë nga kjo skemë dhe të kemi mundësinë që të flasim për një skemë të re kontributesh. Nuk bëhet fjalë vetëm për pagesën e pensioneve por ka shumë mundësi dhe hapësira që shteti vet të mendojë për moshën e tretë. Kjo ka të bëjë me ligjin e ri të shërbimeve sociale, me mundësinë dhe me skemat e ndryshme të kontributit që I jepet brezit të tretë dhe të kemi mundësinë që këtë debat ta bëjmë haptazi me vet të moshuarit.
Ajo që e shikoj me dëshpërim është që ajo që them se Shqipëria ka një brez të ri dhe ka një gjeneratë të re e cila po vjen duke u reduktuar. Kjo për shkak të ndryshimeve demografike të familjes shqiptare, për shkak të emigrimit të një numri shumë të madh të rinjsh dhe lindjeve të reja që nuk ndodhin më në vëndin tonë por ndodhin jashtë, për shkak të një numri shumë të madh të atyre që kontribojnë në skemat e reja të pensioneve ndërkombëtare.
E kemi me shumë vëmëndje gjithë këtë shtresë dhe kontributi që do të japi shoqëria për shtresën e moshës së tretë. Në këtë aspekt ka të bëjë dhe raporti që ne kemi me skemat europiane të pensioneve.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e ka një ndër objektivat kryesorë që të ketë mundësi që të rrisim bashkëpunimet me skemat e pensioneve dhe tashmë kemi lidhur marrëveshje me shumë shtete të Bashkimit Europian, por dhe jashtë Bashkimit Europian aty ku jetojnë dhe punojnë shumë shqipëtarë. Kemi lidhur marrëveshje me Gjermaninë , me Austrinë, me Belgjikën, me Luksemburgun, me Cekinë, me Bullgarinë , me Vendet e Rajonit, me Kosovën dhe Amerikën jemi në fazën përfundimtare. Kemi mbyllur marrëveshjen me Kanadanë dhe shumë vende të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme me shtetin Italian dhe shtetin Grek për të pasur mundësi që të avancojmë në këtë skemë. Pra siç e thashë kjo është vetëm një pjesë e asaj çfarë bëjmë. Ajo që ngelet sfida jonë kryesore dhe për këtë doja të thoja që unë e ndjej vetë që kemi shumë herë më shumë punë për të bërë është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve që ne ofrojmë për pensionistët.
Për këtë arsye ngritja e database-it qëndror të arkivit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të bërë një panoramë të qartë të kontributeve të gjithsecilit ndër vite, ngritja e mekanizmave që lehtësojnë raportin e pensionistëve me institutin e Sigurimeve Shoqërore, shtimin e shumë më tepër mundësive të dhënies së këtij kontributi nëpërmjet jo vetëm pagesës nëpër pikat ku tërhiqen sot pensionet por teknologjia alternative qoftë ofrimit nëpër banka qoftë teknologjive të tjera, për të pasur një shërbim më të mirë për pensionistët.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së bashku me Institutin e Sigurimeve Shoqërore po përfundojnë një paketë të tërë ligjore e cila korrekton gabimet e skemës së pensioneve në vite dhe për këtë realisht na duhet kontributi edhe i shoqatave të pensionistëve dhe i mendimtarëve që mbrojnë këto interesa pasi realisht dimë që ndër vite janë bërë gabime të mëdha që kanë ndikuar pak e nga pak por që tashmë kthehen në diferenca të padëshiruara prandaj edhe gjatë këtij viti ne kemi bërë mbi 20 ndryshime ligjore, 24 për të qënë më i saktë, të cilat kanë pasur mundësinë të krijojnë mekanizma që korrektojnë skemën, ngushtojnë diferencat e pensioneve dhe bëjnë realitet atë që themi në krye të herës.
Ne duhet të shërbejmë dhe çdo pensionist duhet të marrë kontributin e tij në vite, prandaj të nderuar të ftuar ju falënderoj që jeni së bashku me ne në këtë diskutim për moshën e tretë, në këtë diskutim që ka të bëjë me një grup shumë të rëndësishëm shoqëror për shtetin Shqipëtar.
Unë ju uroj në jetë pleqëri të mbarë, ju uroj nga zemra që të kaloni një pleqëri sa më aktive dhe një jetë sa më aktive që realisht na bën mirë të gjithëve të kemi një shoqëri më solidare, një shoqëri e cila e gëzon më shumë jetën dhe natyrisht ju gëzon më shumë juve.
Faleminderit që jeni sot me ne dhe urime për ditën tuaj!
KOHA JONË SONDAZH

