Ministri Klosi: Taksa zero për zejtarët dy vitet e para
Nga qyteti i Krujës, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi prezantoi nismëm më të re të MMSR, fushatën “ Ustai i qytetit tim”. Kjo nismë që do të shtrihet në të gjithë vendin, ka qëllimin e ngritjes pëe herë të parë të Dhomës Kombëtare të Zejeve. Në këtë dhomë do të grupohen të gjithë artizanët, për të qënë të përfaqësuar, prodhimet e tyre të mbrojtura dhe stimulimin e zejtarisë. Ngritja e Dhomës Kombëtare të Zejeve bëhet në zbatim të ligjit të zejeve, miratuar nga parlamenti pak kohë më parë. Ndihmesa më e madhe që i bëhet zejtarisë, në përpjekje për ringritjen e këtyre zanate, është përjashtimi i tyre nga taksat dy vitet e para të rregjistrimit në Dhomën e Zejeve. Gjatë vizitës së ministrit Klosi në Pazarin e Krujës, artizanët mirëpritën këtë nismë si mënyra për mbijetesën dhe gjallërimit e zejtarisë, që ata shprehën shqetësimin se është drejt zhdukjes. RIngritja dhe fuqizimi i zejtartarisë, tha ministri Klosi, është një përpjekje në kuadër të fuqizimit të profesiosionit si mekanizëm ekonomik për fuqizimin ekonomik të individëve, familjeve dhe vendit njëkohësisht.
Ministri Klosi vuri theksin tek risitë e ligjit të Zejeve, që pritet ti japë hov zhvillimit të zejtarisë në vend jo vetëm si mekanizëm i zhvillimit ekonomik, por edhe si atraksion turistik. Ministri KIosi sqaroi nga ky takim edhe cilat kategori përfshihen në Dhomën e zejeve, që nuk janë vetëm ato tradicionale, por gjithçka ka të bëjë me prodhimin. “Nuk kishte më mirë sesa në Krujë, ku të fillonte fushata jonë: “ustai I qytetit tim”, një fushatë e cila kërkon që të ngrejë në të gjithë Shqipërinë, për herë të parë dhomën e zejeve. Ligji I ri I miratuar nga parlamenti shqiptar për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë, kërkon të organizojë një aspekt shumë të rëndësishëm të gjithë punësimit në Shqipëri. Atë të punës së denjë, atyre njerëzve që kërkojnë të bëjnë një punë të denjë dhe me të, të mbajnë familjen. Ne kemi shumë për të thënë për zejtarët shqiptarë. Shumë histori të treguara në vite dhe ky pazari I Krujës dëshmon histori qindra vjecare sesi zanati është trashëguar brez pas brezi nëpër familjet Krutane, apo edhe Shkodrane apo Korcare, familje tradicionale shqiptare, të cilat kanë jetuar me punë të denjë”,- tha Klosi.
Fjala e plotë e Ministrit Klosi:
Nuk kishte më mirë sesa në Krujë, ku të fillonte fushata jonë: “ustai I qytetit tim”, një fushatë e cila kërkon që të ngrejë në të gjithë Shqipërinë, për herë të parë dhomën e zejeve. Ligji I ri I miratuar nga parlamenti shqiptar për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë, kërkon të organizojë një aspekt shumë të rëndësishëm të gjithë punësimit në Shqipëri. Atë të punës së denjë, atyre njerëzve që kërkojnë të bëjnë një punë të denjë dhe me të, të mbajnë familjen. Ne kemi shumë për të thënë për zejtarët shqiptarë. Shumë histori të treguara në vite dhe ky pazari I Krujës dëshmon histori qindra vjecare sesi zanati është trashëguar brez pas brezi nëpër familjet Krutane, apo edhe Shkodrane apo Korcare, familje tradicionale shqiptare, të cilat kanë jetuar me punë të denjë.
Por tranzicioni ka bërë, që kjo traditë të goditej dhe ne ndihemi shumë mirë që këtu familjet jetojnë mirë me punën e tyre në këtë Pazar. A ka ndihmuar Shteti aq sa duhet që këto zanate të ishin jetëgjata? Mund të them se kemi bërë shumë pak ne si institucione shtetërore, për të ndihmuar zejtarët e vërtetë për të mbijetuar. Por ata kanë mbijetuar falë pasionit, traditës dhe punës së tyre të palodhur. Vetë pazari I Krujës dëshmon sa punë duhet për ta mbajtur gjallë edhe këtë traditë.
Unë si Ministër I Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kam ngritur grupin e parë të punës, I cili është një grup I përbërë nga zejtarë të cilët do të kenë peshën kryesore në këtë institucion, me përfaqësues të shoqatave të biznesit, përfaqësuar nga Biznes Albania të cilën do doja shumë ta përgëzoja për të gjithë kontributin e dhënë në hartimin e ligjit dhe hartimin e profesioneve dhe natyrisht me përfaqësues të institucioneve tona, të cilët do të përpiqen në harkun kohor të 4-5 muajve do të shkojmë në të gjithë Shiqipërinë, për të biseduar me zejtarët mbi të mirat e ligjit por edhe shqëtësimet e tyre nga puna e përditshme. Ligji I zejeve kërkon që zejtarët të grupohen, të jenë së bashku, të ngrenë zërin e tyre në bazë të interesave që kanë dhe sigurisht, të fillojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Ky është një organizëm i cili ndërtohet me mbështetje të MMSR por do të funksionojë si i pavarur dhe në harkun kohor të dy viteve do të dalë krejtësisht nga mbështetja shtetërore dhe do të jetë një institucion që do të mbrojë zërin e zejtarëve. Zërin e atyre të cilët duan të ndërtojnë një punësim të vërtet në Shqipëri.
Ligji i zejeve nuk është vetëm produkt politik, por punë e përbashkët e bërë me përfaqësues të punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe përpiqët të mbrojë të treja llojet e zejeve: zejen prodhuese dhe e përpunimit të produkteve për në treg, zejtarët e shërbimeve që mirëmbajnë, riparojnë dhe stabilizojnë linjat e prodhimit, pajisjen me makina si dhe zejtarët tradicional me artizanat dhe artizani shtëpiak, ose krijimi I objekteve te caktuara sic kemi me shumicë edhe këtu në Krujë. Pra, do përpiqemi që brënda dhomës së zejeve të pranojmë të gjithë ata që bëjnë punë personale, mbajnë familjen me këtë punë, janë në shërbim të qytetarëve por dhe vetë biznesin, për aq kohë sa nuk kanë kaluar këtë elementin e të qenurit biznes, por që me punë të denjë mbajnë familjet e tyre dhe sigurojnë jetesën. Ligji I ka përjashtuar nga shërbimi fiskal dhe janë jashtë taksave, pra taksë zero për të gjithë pjestarët e dhomës së zejeve dhe do të jenë pjesë e përgatitjes së vazhdueshme të zejtarëve shqiptarë.
Ligji sjell disa risi, në kuadër të formimit dhe funksionimit institucional:
- Ligji ngre regjistrin kombëtar të zejtarëve, ku regjistrimi për dy vitet e para do të jenë falas dhe më pas me një tarifë të përcaktuar nga vetë dhoma e zejeve, për të patur mundësinë që kjo dhomë të funksionojë. Është shumë e rëndësishme të kemi një regjistër për arsyen se duhet të dimë për secilin qytet se kush është ustai I qytetit, mekaniku më i mirë, elektricisti më i mirë, mekaniku më i mirë, përpunuesi më I mirë I sixhadeve, etj.
- Rregullon kualifikimin dhe certifikimin e sistemit dual të formimit professional. Ajo që ne synojmë është që edhe grupin e zejtarëve t’I orintojmë drejt kualifikimeve profesionale. Kemi qendra e shkolla të formimit profesional por që kanë vështirësi të orientohen drejt tregut të punës, ndaj do donim që dhoma e zejeve të na japë idikaacione për zanatet që kërkohen dhe cfarë ndryshimesh duhet të bëjmë në kurrikulat e shkollve dhe qendrave të arsimit profesional, me qëllimtë trajnojmë më shumë zejtarë të ardhshëm.
- Certifikimi I përvojave më parë të fituara jashtë apo brenda vendit. Kemi kërkesë të vazhdueshme për zejtarë që kanë marrë zanat jashtë vendit, për të qenë të regjistruar e licnesuar dhe dhoma e zejeve duhet të testojë e pranojë të jgithë ata që kanë marrë zanat jashtë por e kanë të vështirë të certifikohen në tregun kombëtar të punës.
- Mbron dhe përfaqëson interesat e zejtarëve, nëpërmjet dhomës së zejeve si institucion I pavarur, opponent me dhomat e tjera të biznesit, industriale, etj por edhe opponent me qeverinë. Pra ne si institucion shtetëror, po e ndërtojmë këtë dhomë me shpresë se shumë shpejt do të jetë oponente e politikave tona qeveritare.
- Një gjë shumë e rëndësisme që vjen edhe si kërkesë e ardhur nga bisedat e bëra me zejtarët e krujës, ligji I zejeve pengon që në dyqanet që marrin targetin e dyqaneve të zejtarëve, të jenë prodhime të cilat nuk janë të etiketuara made in Albania. Ne punojmë shumë për të bërë biznes por bëjmë shumë pak për t’I mbrojtur prodhimet e zejtarëve shqiptarë dhe ligji I ri e kërkon këtë dhe mekanizmi është, që vjen nga institucionet shtetërore por besoj se shumë shpejt vetë dhoma e zejeve do të ketë një zë shumë herë më të fortë për të mbrojtur interesat e tyre. Është e patolerushme që qeleshet të vijnë të prodhuara nga Kina apo nga Turqia. Ndërkohë që ne kemi kaq shumë nevojë, që një zanat në zhdukje, ta ndihmojmë të prodhohet, mbrohet dhe ta subvencionojmë. Është një traditë e kombit tonë dhe ndërkohë vjen e prodhuar ngë vende tjera dhe nuk kemi më prodhues shqiptar.
- Ligji kërkon të kemi profesiona të përcaktuara dhe këtë e kemi bërë edhe me ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe Biznes Albania, për të patur një listë profesinesh dhe një listë të vërtet të profesioneve që duhet të mbrojmë dhe certifikojmë.
- Do duhet të kemi mundësinë që në dhomën e zejeve të kemi bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash dhe kemi përpunuar të gjithë ligjin në përputhje me një nga dhomat më të famshme të zejtarëve në Gjermani, që ka marrë përsipër të asistojë hapjen e dhomës së zejeve në Shqipëri në dy vitet e para.
Të nderuar miqtë e mi, anëtarë të Komisionit Shtetëror të krijimit të dhomës së zejeve, një moment shumë I rëndësishëm po ndodh në fushën e zejeve dhe kërkon punën dhe kontributin e gjithsecilit nga ju, I cili kërkon që shumë shpejt të kemi të predispozuar të gjitha përfitimet e zejtarëve dhe duhet të evidentojmë të gjitha përfitimet, që të punojmë në të gjithë Shqipërinë për të regjistruar në mënyrë të vazhdueshme ata të cilët do të realizojnë dhe do të jenë pjesë e ligjit.
Do duhet të ecim shpejt me shtrirjen e dhomës kudo nëpër qytetete dhe duhen bërë publike që t’u bëhet me dije qytetarëve dhe për t’I promovuar. Një qytet duhet të dijë se kush ustai I qytetit të tij, mekaniku, bukëpjekësi, elektricisti, berberi, etj., të gjithë të certifikuar.
Është një përpjekje e re por që në fund të fundit ka qëllim të mbrojë zanatet dhe zanatcinjtë. Që bëjnë punë me djersë dhe mund.
Do doja të falenderoja Koli Sinjarin dhe Genta Qosen që kanë marrë përsipër të drejtojnë këtë këshill dhe po ashtu anëtarët e tjerë, që vijnë nga shoqata e bukës dhe e artizanëve për të patur mundësinë që të kishim një bashkërendim të institucioneve tona. Po ashtu edhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë do të jenë në shërbim të problemeve që do të na dalin nga bashkëbisedimi anembaë me zejtarët e Shqipërisë. E gjitha kjo për të ringjallur sa më shumë zanatin në Shqipëri dhe njerëzit që jetojnë me të.
KOHA JONË SONDAZH

