Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:04 Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Lamallari: ”Smart City”, një kapërcim epokal për sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve

Aktualitet E enjte, 16 Korrik 2026 14:43
Ministri Lamallari: ”Smart City”, një kapërcim epokal për sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë të enjte u prezantua Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, partnerë e të ftuar, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, theksoi se “Smart City” nuk është thjesht një projekt kamerash, por një ekosistem i integruar teknologjik që transformon mënyrën se si parandalohet dhe menaxhohet rreziku në kohë reale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Qendra e Komandës dhe Kontrollit ngrihet dhe qëndron nga sot, në zemër të një filozofie dhe qasjeje të re të qeverisë shqiptare për sigurinë publike. Programi ‘Smart City’ nuk është thjesht një projekt kamerash. Kush e sheh kështu, ose e zvogëlon me dashje, ose nuk e ka kuptuar ende dimensionin e tij”,-u shpreh ministri. Lamallari shpjegoi se sistemi bazohet në 3 komponentë të integruar: burimet e informacionit të shpërndara në territor, platformën e centralizuar të komandës dhe kontrollit, si dhe inteligjencën artificiale që analizon në kohë reale të dhënat e mbledhura. Sipas tij, sistemi përpunon informacionin e ardhur nga 873 lokacione operative, të shpërndara në 12 Drejtori Vendore të Policisë, 24 qytete kryesore, 28 pika të kalimit kufitar dhe 20 shkolla në qytetin e Tiranës, duke mundësuar reagim të menjëhershëm ndaj çdo rreziku të mundshëm.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 10 minutash
Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Para 11 minutash
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 14 minutash

“Çdo sjellje potencialisht e rrezikshme apo në shkelje të normave ligjore detektohet përmes inteligjencës artificiale dhe merr formën e një ‘alerti’ pikërisht këtu në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit, për t’u ndarë menjëherë me patrullën më të afërt në territor. Sistemi është projektuar të evidentojë, analizojë dhe paralajmërojë në kohë reale, duke mundësuar një reagim proaktiv dhe parandalues”,-deklaroi ministri. Duke folur për zbatimin e fazës së parë të projektit, Lamallari theksoi se nisja me 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është një zgjedhje me rëndësi strategjike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nuk është e rastësishme që këtë projekt, i cili është me plot kuptimin e fjalës një kapërcim epokal në garantimin e sigurisë në Shqipëri, e nisim me 20 shkollat më të frekuentuara të kryeqytetit. Siguria e një vendi nuk matet vetëm me statistikat e luftës kundër krimit, por edhe me aftësinë reale për të mbrojtur fëmijët tanë”,- tha ai. Ministri nënvizoi se shkolla duhet të mbetet një mjedis i sigurt për nxënësit, ku fokusi i vetëm të jetë edukimi dhe zhvillimi i tyre. “Për ne, shkolla është vendi ku nxënësit duhet të mendojnë vetëm për dijen, prindërit të ndihen të qetë për fëmijët e tyre dhe institucionet të ofrojnë një shërbim të denjë për Shqipërinë evropiane,” u shpreh Lamallari.

Në përfundim të fjalës së tij, ministri falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e fazës së parë të projektit, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Kryeministrit gjatë gjithë procesit. “Sot është momenti i duhur për të shprehur mirënjohjen time në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj vizionit politik, vullnetit për ta bërë këtë projekt realitet dhe mbështetjes këmbëngulëse të Kryeministrit përballë çdo pengese dhe skepticizmi ndaj inovacionit”,- përfundoi ministri Besfort Lamallari.

Etiketat e lidhura

Lamallarismart city
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 10 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 11 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 14 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet
Para 16 minutash

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.