Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Lleshaj: Nga nesër mund të ri-aplikoni për pasaporta me procedurë të thjeshtuar, pa formular policie

Aktualitet E mërkurë, 30 Shtator 2020 12:01
Ministri Lleshaj: Nga nesër mund të ri-aplikoni për pasaporta me procedurë të thjeshtuar, pa formular policie
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Qytetarët që kanë nevojë të ri-aplikojnë për pasaporta udhëtimi, tashmë nuk kanë nevojë të shpenzojnë kohë pranë policisë për të plotësuar formularë, por mund të paraqiten menjëherë pranë zyrave të aplikimit”, tha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një prononcim për këtë çështje. Kjo është një risi që do të kursejë kohë e shpenzime për shtetasit shqiptarë që tashmë e kanë shumë më të thjesht procedurën e ripajisjes me dokumente biometrike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lleshaj u shpreh se Ministria e Brendshme ofron tashmë një gamë të gjerë shërbimesh online dhe se këtë angazhim do ta rrisë e thellojë edhe në të ardhmen. Ministri përmendi gjatë këtij prononcimi edhe faktin që shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç marrin karta identiteti pa afat skadence.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 2 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 2 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

Nga ana tjetër, ai i bëri thirrje shtetasëve që u ka skaduar ose që do t’u skadojë karta e identitetit, të aplikojnë në kohë për t’u ripajisur me këtë dokument shumë të rëndësishëm përmes të cilit merret çdo shërbim tjetër pranë zyrave të administratës shtetërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë

Viti 2020 ka qenë një vit i rëndësishëm sa i përket shtimit të gamës së shërbimeve për qytetarët, të cilat janë spostuar kryesisht në fushën e shërbimeve dixhitale. Dhe kjo ka lehtësuar jashtëzakonisht shumë barrën e qytetarëve, të cilët janë detyruar prej vitesh të harxhojnë orë të tëra pranë sporteleve ndërkohë që kjo kohë tani u mbetet në dispozicion atyre.

Në këtë kuadër Ministria e Brendshme ka ofruar një numër të madh shërbimesh online dhe sot jemi këtu për të prezantuar një tjetër risi, një tjetër lehtësim të barrës për qytetarët që ka të bëjë me aplikimin për pasaporta udhëtimi. Në ndryshim nga praktika e deritanishme, tashmë për ri-aplikimin janë hequr detyrimet për t’u paraqitur pranë policisë, për të bërë aplikim dhe për të plotësuar formularë pranë Policisë së Shtetit. Duke filluar nga nesër, qytetarët që duhet të ri-aplikojnë për pasaportë, u mjafton vetëm të paraqiten pranë sportelit përkatës të aplikimeve, pas përcaktimit të orarit të aplikimit që bëhet online.

Një risi tjetër, e cila ka kohë që ka ndodhur lidhet me faktin që për qytetarët që aplikojnë për karta identiteti dhe që janë mbi moshën 75 vjeç, ajo lëshohet pa afat vlefshmërie që do të thotë që kushdo që ka kaluar moshën 75 vjeç dhe aplikon për të marrë një kartë identiteti, ajo lëshohet pa afat skadence, që është po ashtu një lehtësi dhe shërbim i ri në favor të qytetarëve.

Duke shfrytëzuar këtë rast gjej mundësinë të bëj ftesë për qytetarët që të shpejtojnë për të aplikuar pranë zyrave përkatëse qoftë për letërnjoftime, qoftë për pasaporta. Është fakt i ditur që pandemia e gjatë e këtij viti, të cilës i ka paraprirë edhe situata e tërmetit, ka detyruar qeverinë që të shtyjë afatin e vlefshmërisë për kartat apo pasaportat e skaduara. Por tashmë koha ka ardhur që qytetarët të nxitojnë për të aplikuar pranë zyrave të aplikimit me qëllim që të pajisen me karta identiteti dhe me pasaporta.

Kryesisht për kartat e identitetit e bëj thirrjen më të fortë për arsye se një numër i madh shërbimesh lidhen me kartat, me vlefshmërinë e tyre, ndërkohë që edhe afrimi i zgjedhjeve detyron qytetarët të pajisen me këto karta me qëllim që t’u mundësohet edhe zgjedhja konform rregullave, për faktin që duke pasur edhe identifikim elektronik do të duhet që qytetarët të kenë në dorë karta të vlefshme. Kështu që vlen thirrja për të nxituar, zyrat janë të pajisura, janë funksionale dhe mirëpresin të gjithë qytetarët për të kryer këtë detyrim pranë tyre.

Etiketat e lidhura

Ministri i BrendshëmSandër Lleshaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.