Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 14:18 Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton Mbrojtësi kroat Luka Vuškovic po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të TEAMtalk, Barcelona, Chelsea dhe Bayern…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Lleshaj zbret në terren: Disa tregje duhen mbyllur

Aktualitet E shtunë, 4 Prill 2020 15:00
Ministri Lleshaj zbret në terren: Disa tregje duhen mbyllur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, zhvilloi sot një inspektim të masave për karantinimin që parandalon përhapjen e COVID-19, në zonën e Vorës, në Kombinat dhe disa rrethina të Tiranës. Nga ana tjetër, Lleshaj tha se disa tregje duhen mbyllur. ”Vlen po ashtu të theksohet konstatimi që disa tregje tërheqin vëmendje më të madhe të strukturave të Bashkive. Janë disa tregje të cilat nuk plotësojnë kushtet për të vepruar dhe për të ofruar shërbimin, për arsye të hapsirave të pamjaftueshme për qarkullimin e qytetarëve dhe meritojnë një trajtim, dhe një vëmendje të veçantë. Deri ndoshta edhe në mbylljen e ndonjë tregu, i cili nuk plotëson këto parametra të sigurisë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prononcimi i plotë për media

Mund t'ju interesojë

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 pe...

Para 23 minutash
Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Para 41 minutash
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Para 1 ore

Është me rëndësi të theksojmë që tashmë jemi në një fazë vendimtare të përpjekjes tonë kundër virusit. Jemi pothuajse në pjesën më të përpjetë të kurbës dhe është shumë e rëndësishme të mos lëshojmë asnjë lloj angazhimi në këto momente për të pamundësuar kthimin prapa. Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shifrat e fundit na tregojnë se pakujdesitë e vogla, ose papërgjegjshmëritë e vogla sjellin pasoja të mëdha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është përsëritur shpesh herë këto ditë se mjafton dhe një person i përgjegjshëm për ta ndërprerë një nga degët e përhapjes së virusit, ashtu sikur dhe nganjëherë mjafton dhe një person i papërgjegjshëm për t’i dhënë udhë një dege të re të zhvillimit të virusit. Kërkohet nga të gjithë qytetarët angazhim dhe përgjegjshmëri e plotë për të zbatuar masat e dhëna.

Policia do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës dhe me rigorozitetin më të lartë për të kërkuar zbatimin rigoroz të masave dhe do të marrë masa ashtu sikundër edhe janë marrë masa ndaj disa qytetarëve, të cilët në kushtet e papërgjegjshmërisë kanë shkelur rregullat dhe kanë rritur risqet për përhapjen e këtij virusi. Gjithashtu dua të them që një aspekt tjetër i rëndësishëm i angazhimit të Ministrisë së Brendshme është përmes strukturave të tjera, të cilat janë të angazhuara në koordinimin e një aksioni të madh ndihme në shërbim të qytetarëve që duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Për sa kohë ne ju kërkojmë shumë qytetarëve që të qëndrojnë brenda, sidomos moshave të treta, do të duhet që këta t’i mbështesim përmes shërbimeve të Policisë, shërbimeve të Prefekturave, të Bashkive, të cilët, gjej rastin t’i falënderoj për punën e madhe që po bëjnë, Shërbimin Social, Forcat e Armatosura, e shumë e shumë strukturave të tjera shtetërore, që po angazhohen në ofrimin e një volumi të madh asistence dhe ndihme për qytetarët që qëndrojnë brenda.

Vlen po ashtu të theksohet konstatimi që disa tregje tërheqin vëmendje më të madhe të strukturave të Bashkive. Janë disa tregje të cilat nuk plotësojnë kushtet për të vepruar dhe për të ofruar shërbimin, për arsye të hapsirave të pamjaftueshme për qarkullimin e qytetarëve dhe meritojnë një trajtim, dhe një vëmendje të veçantë. Deri ndoshta edhe në mbylljen e ndonjë tregu, i cili nuk plotëson këto parametra të sigurisë.

Me këtë mundësi të komunikimit publik, gjej rastin të informoj qytetarët se Ministria e Brendshme ka marrë masa për të adresuar shqetësimin e shumë qytetarëve, të cilët në kushtet e mbylljes së sporteleve të aplikimit për Karta Identiteti janë gjendur në vështirësi pranë bankave kryesisht për të kryer veprime të ndryshme bankare, apo edhe për të përfituar mbështetjen financiare që qeveria ofron ndaj tyre.

Dua të them me këtë rast që dje i jam drejtuar me një shkresë zyrtare Bankës Qendrore dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë, me kërkesën që këto të njohin si të mirëqena të gjitha kartat e Identitetit, të cilat kanë skaduar në vitin 2020, duke synuar që qytetarët të marrin shërbimet duke përdoruar kartat aktuale, derisa ne të kemi mundësinë për t’i rihapur sportelet dhe për të vijuar prodhimin e kartave të reja identitetit.

Etiketat e lidhura

Policia e shtetitSandër Lleshaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton
Para 10 minutash

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Para 10 minutash

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!
Para 22 minutash

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona
Para 23 minutash

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 16 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 4 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

3 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 19 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 20 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.