Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi këtë të pretme një takim me ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner. Manja u shpreh se ambasadori i ri i Gjermanisë, Karl Bergner, sjell një impuls të ri në bashkëpunimin tonë në fushën e drejtësisë. Në takim u diskutua për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe konkretizimin e projektit për trajnimin vazhdues për magjistratët e rinj në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës.
