Ministri Manja takim me Solanën: Rol kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë

Në mbyllje të vizitës zyrtare në Madrid, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u takua me ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana. Si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, theksoi Manja, ai luajti një rol kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Një gur i rëndë themeli në historinë tonë, një mik që shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë”, e cilësoi Manja ish-sekretarin Solana. Ai drejtoi aleancën në kohën e luftës në Kosovë.

Manja ishte pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll (Espanol Universal Award) në Madrid, Spanjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?