FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Nufi në Zall-Herr: Forcohen kapacitetet e evakuimit mjekësor dhe gatishmëria operacionale e FA

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr, ku ndoqi nga afër një simulim stërvitor dhe inspektoi spitalin fushor të Grupbatalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL).

Gjatë aktivitetit, u prezantuan kapacitetet operacionale të spitalit fushor ROLE 2, si dhe u zhvilluan demonstrime praktike të procedurave CASEVAC dhe MEDEVAC për evakuimin dhe trajtimin e të plagosurve në kushte terreni.

Nufi vlerësoi nivelin e gatishmërisë dhe profesionalizmit të efektivëve, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të strukturave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në përballimin e situatave emergjente dhe misioneve mbështetëse mjekësore në operacione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, stërvitja tregoi gatishmërinë, profesionalizmin dhe koordinimin e strukturave të Forcave të Armatosura në përballimin e situatave emergjente dhe mbështetjen mjekësore në terren.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?