Ministri Nufi pret Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën: Thellojmë bashkëpunimin me SHBA në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka mikpritur në një takim në Tiranë Komandantin e Komëndës Qendrore të Operacioneve Speciale të SHBA-ë, Gjeneral Major Jasper Jeffers, i cili shërben gjithashtu si komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe të angazhimit të përbashkët në NATO, si dhe rolin e bashkëpunimit të ngushtë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kontributin për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria mbetet e vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe për të dhënë kontributin e saj në misione të përbashkëta ndërkombëtare, forcimin e Aleancës dhe të sigurisë së përbashkët”, tha mes të tjerash Nufi gjatë takimit. Gjeneral Major Jasper Jeffers u takua më herët edhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?