Ministri Panariti në Romë, marrëveshje për projekte të përbashkëta në bujqësi
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka marrë mbështetje të homologut të tij, kjo gjatë vizitës zyrtare në Romë. Në një takim me Ministrin italian Maurizio Martina, të dy ministrat thuhet se kanë firmosur marrëveshje bashkëpuni në fushën e bujqësisë dhe të peshkimit. Marrëveshja i hap rrugën projekteve të përbashkëta dhe investimeve italiane në bujqësi, peshkim dhe akuakulturë.
Pjesë e marrëveshjes janë skemat e sigurimeve në bujqësi, investimet në frutikulture dhe në sektorin e peshkimit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga dy ministrat Panariti dhe Martina, Italia angazhohet të ndihmojë Shqipërinë edhe me mbështetje institucionale dhe ekspertizë në hapjen e negociatave për në Bashkimin Europian, veçanërisht në kapitujt 11, 12 dhe, 13.
“Marrëveshja hap rrugën dhe lehtëson investimet e drejtpërdrejta në bujqësi nga pala italiane. Italia është një nga partnerët dhe mbështetësit kryesor të bujqësisë shqiptare në hapat e saj drejt BE-së”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ministri Panariti diskutoi me administratorin Giles mbi modernizimin dhe gjurmueshmërinë e sektorit të peshkimit, projekte për mbështetjen e bujqësisë në zona e varfra të Shqipërisë, si dhe sektorin e ullirit dhe vajit të ullirit. Administratori Giles e siguroi ministrin Panariti për mbështetjen e zyrës që ai përfaqëson në këto drejtime.
KOHA JONË SONDAZH

