Ministri Salla dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Athinës diskutojnë bashkëpunimin akademik dhe kërkimor

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit në një takim nga rektori i Universitetit Bujqësor të Athinës, prof. Spyridon Kintziosis, një prej institucioneve më prestigjioze në rajon në fushën e arsimit dhe kërkimit bujqësor.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit akademik dhe kërkimor mes institucioneve, me synim ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme që lidhin arsimin universitar me zhvillimin praktik të sektorit bujqësor. ”Biseduam për krijimin e urave konkrete mes dy universiteteve përmes shkëmbimit të përvojave akademike, programeve të përbashkëta dhe thellimit të kërkimit shkencor”, theksoi ministri.

Gjatë vizitës, ministri Salla u njoh nga afër me infrastrukturën dhe kapacitetet kërkimore të universitetit, përfshirë laboratorët modernë dhe fermat eksperimentale, të cilat përbëjnë një model të integrimit të teorisë me praktikën dhe e bëjnë këtë institucion një pikë referimi në rajon. Ky bashkëpunim hap perspektiva të reja për studentët, pedagogët dhe për zhvillimin e sektorit bujqësor në tërësi, duke forcuar lidhjen mes dijes akademike dhe nevojave reale të prodhimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?